Artan Hoxha alarmon: Brenda 48 orësh në Shqipëri kanë hyrë të paktën 2.2 tonë kokainë

Shqipëria

Artan Hoxha alarmon: Brenda 48 orësh në Shqipëri kanë hyrë të paktën 2.2 tonë kokainë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:33
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha zbuloi mbrëmjen e djeshme se një javë më parë në Durrës janë futur 1 ton kokainë ndërsa për gomonen në Ishëm, tha se ka futur 1.2 ton drogë.

Sipas tij, Shqipëria shfrytëzohet nga trafikantët e drogës si një bazë e sigurt për të kaluar drogën.

“Jemi vend origjine për kanabis, por për kokainën jemi bazë e rëndësishme operacionale. Vetëm javës së kaluar po t’i referohemi kanë hyrë 1 ton kokainë në Durrës dhe të paktën 1.2 ton ka hyrë në grykëderdhje të Ishmit që s’e gjetëm ku ishte.

Pamë një skaf të djegur me tre motorë, 300 kuaj fuqi secili na thanë e dogji FRONTEX, Guardia di Finanza, Policia Shqiptare, në fund pamë një mjet të djegur dhe aty u mbyll.

Te rasti i Durrësit nën hetim janë për kontrabandë se kanë vajtur për të vjedhur banane ndërsa te rasti tjetër kemi përdorim të mjeteve motorike pa leje.

Brenda 48 orësh në Shqipëri kanë hyrë të paktën 2.2 ton kokainë, sasi shumë e madhe. Nuk e ka kurrë Shqipëria mundësinë të ketë treg të brendshëm, e kanë shfrytëzuar vendin tonë, siguria shumë e dobët, kanë zgjedhur Shqipërinë si bazë të sigurt, se kanë garanci. Garancia më e rëndësishme se korrupsioni.”-tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat