Tritan Shehu: Rebusi ‘tymues-mashtrues’, qeveria po tenton të shuajë një levizje të gjerë popullore!

Shqipëria

Tritan Shehu: Rebusi ‘tymues-mashtrues’, qeveria po tenton të shuajë një levizje të gjerë popullore!

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:45
Tritan Shehu dhe Julian Zyla

Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se “historia e Dosjeve” është ngritur nga qeveria pikërisht në këtë kohë, me qëllim që të heqë vëmendjen gjendja në të cilën ndodhet vendi.

Ai ka deklaruar së për të dosjet të hapen që ditën e nesërme, por shton se kjo nuk është zgjidhja që i duhet vendit tonë, ndërsa të gjithë këtë zhurmë të ditëve të fundit e cilëson si një tymnajë nga qeveria  për të shuar zërin e popullit që proteston.

REAGIMI I PLOTË I TRITAN SHEHUT:

“Rebusi “tymues-mashtrues»: Te hapen, te mbyllen dosjet! Nje histori dosjesh e ngritur pikerisht tashti, me urgjence, per te hequr vemendjen nga gjendja katastrofale e vendit, rruget e zgjidhjes se saj. Nje histori per te bere njerezit te “shpresojne’ ne iluziven: Mbas shtatorit zgjidhja e “ceshtjes dosje” do te zgjidhe hallet e ketij populli! Nje “ngrehine” kjo e ngritur qellimisht per diversion. Per te shuar zjarrin e mobilizimit popullor kunder rregjimit mbi shpresa sureale. Per te shurdhuar tingujt e  “trumpetave” te protestave, qe po bijen fort. Pikerisht per te krjuar iluzionin se me ne fund u gjet “deus ex machina” e nje “Shqiperie te Re”, si “Republika e Re” e pak viteve me pare: Mjafton te hapim “dosjet” dhe ne do te behemi “Europe”. Mashtrim ky nga maxhoranca per te gjetur shpetim duke u kapur mbas “fijes se kashtes”, si i mbyturi tashme. Infatile kjo nga ata opozitare, qe i besojne kesaj dhe e perdorin kete rebus tymues te Rames si “kale beteje”. Tradhetare kjo nga ata « opozitare », qe behen me koshience pjese e kesaj loje te maxhorances. Per mua dosjet, a cfare ka mbetur nga ato, te hapen qe neser. Nqs dikush desheron te kontrolloje Tritan Shehun mund ta beje qe sot, ka zyrtarisht autorizimet e mia edhe per te bere publike cfare do gjeje aty. Por ky debat nuk eshte zgjidhja qe kerkon ky vend me urgjence. Eshte se paku nje tymuese e zgjidhjes, megjithese qellimi i Qeverise eshte ta perdore si fikse te revoltes. Ajo, qe ka nevoje ky vend nuk jane “makiazhet » e maxhorances nepermjet « dosjeve » te ruajtura prej saj! Eshte permbysja e saj, e te gjithes, rruge tjeter nuk ka! Dhe kjo nuk behet ne keto kushte rregjimi as nga zyrat e as nga « dosjet ». Behet me nje levizje te gjere popullore…qe tashme prej 7 Korrikut ka filluar. Dhe qe disa duan ta shuajne….por gabojne!”, përfundon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat