Rebelimi në burgun e Peqinit, dalin detaje të reja si ndodhi sherri me policinë

Shqipëria

Rebelimi në burgun e Peqinit, dalin detaje të reja si ndodhi sherri me policinë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:14
Burgu i Peqinit

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në burgun e Peqinit, ku tre të paraburgosur kanë pasur një rebelim dhe janë konfliktuar me efektivët e policisë.

Bëhet fjalë për Kastriot Likjan, Arlind Dajën, Kreshnik Ibraliun të cilët janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.

Fillimisht 2 të burgosurit janë përleshur me një të burgosur e tretë.

Policia ka ndërhyrë, por të burgosurit kanë goditur efektivët. Për 3 të burgosurit do merren masa nga drejtoria e Burgjeve

3 të burgosurit janë dënuar për vjedhje dhe dhunë në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat