Rrihet “live” në Tik Tok 39-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim

Shqipëria

Rrihet “live” në Tik Tok 39-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:05
Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje në rrjetin social Tik-Tok e ka “pësuar keq”.

Gjatë një “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është rrahur nga disa persona.

Në momentin që është rrahur, Marku ndodhej në një park.

Disa shqiptarë që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta rrahin.

Në këtë moment video “live” është ndërprerë.

Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit.

Ndaj Luigj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes. Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe e thirrje të rënda. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.

Ky person ka pasur sherr në rrjete sociale edhe me reperin Arkimend Lushaj, apo i njohur ndryshe si Stresi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat