Përmbyset minibusi në aksin Koplik-Vermosh/ Dy persona trasportohen në spital, policia nis hetimet

Shqipëria

Përmbyset minibusi në aksin Koplik-Vermosh/ Dy persona trasportohen në spital, policia nis hetimet

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Një aksident i frikshëm ka ndoshur pasditen e sotme në aksin rrugore Kolpik – Vermosh.

Një minibus është përmbysur në rrugë në vendin e quajtur “Rruga për Stare”, në afërsi të Rrapshe e Hotit.

Nga ky aksident të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për në spital, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vend.

Minibusi ka pasur rreth 20 persona. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet per shkakun e këtij aksidenti, i cili ka rrezikuar jetën e shumë udhëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat