U kap duke transportuar 1 ton marijuhanë/ Kush është i riu që u arrestua me eksplozive në vitin 2015

Shqipëria

U kap duke transportuar 1 ton marijuhanë/ Kush është i riu që u arrestua me eksplozive në vitin 2015

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanzia kanë arrestuar 5 persona, të cilët po tentonin të transportonin gati 1 ton marijuhanë drejt Italisë.

Në prangat e policisë ranë shtetasit Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.

Arbër Saraseli është një emër i njohur për Policinë e Vlorës.  Në vitin 2015, ai është kapur me 5 pako eksploziv, të gatshme për tu përdorur për ngjarjet kriminale.

Në atë kohë policia nuk dha detaje nëse Arbër Saraseli do t’i përdorte për vete pakot me eksploziv apo i kishte bërë gati për tregëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat