“Ky është gjaku që ka shkaktuar Edi Rama dhe ministrat”/ Qytetarët në protestë lyejnë me bojë të kuqe murin e ministrisë

Shqipëria

“Ky është gjaku që ka shkaktuar Edi Rama dhe ministrat”/ Qytetarët në protestë lyejnë me bojë të kuqe murin e ministrisë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 20:29
Foto ilustrim

Qytetarët në protestën e zhvilluar për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, kanë hedhur bojë të kuqe në muret e Ministrisë së Brendshme.

Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve u shpreh se kjo ngjyrë e kuqe simbolizon gjakun e shkaktuar nga kryeministri Edi Rama si dhe ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro.

“Sot këtu me ne po shikohen disa protestues që nuk po lënë asgjë pa sharë këtë qeveri. A mund t’i vëmë faj këtyre, kur qeveria nuk merr asnjë përgjegjësi. Si mund të mos i shajmë nga familja.Po i paguajmë me gjak krimet e këtij shteti, vjedhjet që po na bëjnë çdo ditë, shtypjet dhe arrogancën.

Sot prindërit shqiptarë keni frikë të kaloni rrugët. Sa prej jush kanë guxim të lënë fëmijët e vegjël që të luajnë në lagje. Po na shkatërrohet jeta të gjithëve nëse nuk reagojmë. Kush e ka rradhën, unë apo ndonjë tjetër, ndonjë fëmijë tjetër. Po na vrasin fëmijët, u kërkojmë ndjesë gazetarëve, motrave për përdorimin e një fjalori të caktuar. Ky është gjaku që ka shkaktuar Edi Rama, ministrja Kumbaro” – tha një qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat