Meta: Ja kush është koka e aferës kriminale të inceneratorëve!

Shqipëria

Meta: Ja kush është koka e aferës kriminale të inceneratorëve!

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:56
Ilir Meta

Pas publikimit të fakteve të reja nga Partia e Lirisë, për inceneratorin e Tiranës ku vërtetohej se kjo kompani ka marrë kredi duke lënë kolateral pronat publike, Ilir Meta tha se në krye të kësaj afere kriminale është kryeministri Edi Rama.

Meta u shpreh se në vijim do të publikohen fakte të reja, ndërsa i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë.

Ilir Meta: Vetëm me dokumente zyrtare, firma, numra llogarie… hetimet kanë ecur me hapin e breshkës, vjedhja vazhdon me vrapin e kangurit. Kështu që ne jemi duke bërë një punë shumë të dokumentuar, hetim i jashtëzakonshëm që kërkon kohën e vet, por mendoj se gjithë këto fakte që u dhanë sot,  që të përqendrohen aty sepse kjo është një ngjarje që ndodh vazhdimisht, fakte të reja, nga ajo që ka ndodhur dhe ndodh që rëndon pozitën e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Nuk ju kam zhgënjyer kur kam nxjerrë dokumente… në krye të kësaj afere është kryeministri, kemi shumë fakte të reja por duhet të keni durim, do i shkojmë deri në fund aferës së djegave sepse çdo tolerim është një tradhti kombëtare. Kjo histori do shkojë deri në fund me fakte, kush mendon se kjo histori do venitet e kanë gabim dhe do zhgënjehen shumë rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat