Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

Shqipëria

Zhduket Ervis Martinaj, familja kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit.

Xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnje kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Martinaj eshte ne kerkim pasi sipas deshmise se te penduarit te drejtesise Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat qe nuk u realizua.

Kallëzimi vjen pak kohe pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kusheriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Policia ka deshtuar ne disa aksione per arrestimin e Ervis Martinaj. Ndërkohë që në lidhje me pretendimin e familjes nuk dihet nese është një inskenim nga ana e të shumëkërkuarit apo mund të jetë perpara një tjetër ngjarje të rëndë kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat