Zhdukja e 14-vjeçarit në Seman/ Detaji Tronditës, ky është fëmija i dytë i familjes Sako që mbytet

Shqipëria

Zhdukja e 14-vjeçarit në Seman/ Detaji Tronditës, ky është fëmija i dytë i familjes Sako që mbytet

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 10:49
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Një 14-vjeçar nga Roskoveci i Fierit pasditen e djeshme, u fut për peshkim në lumin Seman por nuk është parë më.

Policia dhe banorët kanë nisur kërkimet prej dje dhe ende po vijojnë, ndërsa ende nuk kanë rënë në gjurmët e të miturit.Banorët shprehen se djali vjen nga një familje me probleme ekonomike.

Në bregun e lumit janë gjetur shapkat dhe sendet e të miturit por ai vetë është zhdukur pa lënë gjurmë.

Ndërkohë po sipas banorëve bëhet e ditur se ky është fëmija i dytë i kësaj familje që mbytet, pasi djali tjetër i Novruz Sakos është mbytur kur ka qenë në klasë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat