Reshje të dendura dhe rrufe në Tiranë, ja si do të jetë shiu tre ditët në vijim

Shqipëria

Reshje të dendura dhe rrufe në Tiranë, ja si do të jetë shiu tre ditët në vijim

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Reshje të dendura kanë filluar në kryeqytet. Sinoptikanët kanë parashikuar një mot të paqëndrueshëm për të paktën tre ditët në vijim. Po ashtu momentalisht në kryeqytet ka edhe shkarkesa të shumta elektrike.

Sipas MeteoAlb, pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det  me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat