Ish-ministri Panariti tregon me çfarë po përballemi: Po e ndiejnë frikshëm pafuqinë e lekut

Shqipëria

Ish-ministri Panariti tregon me çfarë po përballemi: Po e ndiejnë frikshëm pafuqinë e lekut

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 10:43
Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një postim në rrjetin social Facebook, i kërkon qeverisë që të rishikojë politikat ekonomike të vendit, pasi inflacioni në Shqipëri po rritet frikshëm dhe ka arritur të jetë dyshifror.

“Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi!  Inflacioni në Shqipëri është dyshifror! Për këtë nuk kam dyshim. Jo më 7,5 %, sipas sahatit të ndryshkur të statistikave tona. Çmimet rriten me orë jo me ditë.. Në mëngjes janë X, pasdite X+1”, shkruan Panariti.

Në vijim, ai thekson se shqiptarët po e ndiejnë frikshëm rënien e fuqisë së lekut, duke ulur edhe blerjet e konsumit të përditshëm.

“Të ardhurat në rënie!  Të gjithë e ndjejnë pafuqinë e lekut, në tregje, shërbime, detyrime, kredi, interesa… Dhe varfërinë në rritje! Mos plotësim alarmant i nevojave bazë për shtresa gjithnjë e më të gjera. Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit , se do përplasemi!”, shprehet ish-ministri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat