“Je fiks për Dubai të hash m**in e sheikëve!”/ Qytetarët ‘shpërthejnë’ ndaj polices - ja si reagon ajo

Shqipëria

“Je fiks për Dubai të hash m**in e sheikëve!”/ Qytetarët ‘shpërthejnë’ ndaj polices - ja si reagon ajo

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 16:05
Anisa Kostani

Anisa Kostani, nën komisarja në Policinë e Elbasanit nuk do ta mbajë këtë detyrë deri në një moment të dytë, pasi drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano e pezulloi nga detyra pak orë pasi një postim i saj në rrjetet sociale me fyerje dhe kërcënime ndaj gazetarëve “mori dhenë” dhe bëri xhiron e internetit.

Efektivja e Policisë, ishte bërë e njohur në media pas një interviste ku tregonte se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër.

Ndërkohë reagimi i saj i ashpër vinte pas vrasjes që tronditi Elbasanin më 17 gusht, ku i hakërrehej gazetarëve dhe i kërkonte llogari përse baltosin sipas saj “punën e shkëlqyer të Policisë Elbasan”.

Madje duke shtuar se “vetëm në parajsë ka zero krim dhe zero vrasje”.

Ndërkohë në rrjetet sociale, përveç statusit që i kushtoi përkohësisht vendin e punës, ajo ka qenë “aktive” dhe me komentuesit të cilët e kanë ngacmuar për fotot që publikon, e të tregojë nëse “me rrogë policie e mbulon këtë luks”.

Në fotot më poshtë shihen replikat e Kostanit me një komentues, ku diskutimi mes tyre ka arritur deri tek “m*ti i Dubait”.

“Ty s’të ka zënë gjumi duke menduar për lux-in tim?”, i përgjigjet Kostani ndjekësit.

Ndërkohë një tjetër komentues i shkruan: “vendi jot është të shkosh në Dubai të hash m**in e sheikëve”.

Kostani nuk ia përton dhe i kthehet: “Sa po e ha pa lekë këtu, shko haje në Dubai më mirë se paske info të sakta”.

Image
Komente
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat