Avokati shqiptar: Edi Rama me këtë veprim po plotëson kërkesën e Moskës apo të terrorizmit islamik radikal për të hyrë fshehtas në BE?

Shqipëria

Avokati shqiptar: Edi Rama me këtë veprim po plotëson kërkesën e Moskës apo të terrorizmit islamik radikal për të hyrë fshehtas në BE?

Nga: H.O. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 13:54
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një postim të tij në Facebook ka thënë se kërkesa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për dhënien e shtetësisë shqiptare për të huajt pa kriter ligjor, nuk dihet se çfarë është.

Sipas tij, nuk dihet nëse kjo kërkesë është nga Moska për të hyrë fshehtas në BE, kërkesë e terrorizmit islamik radikal për të hyrë poashtu fshehtas në BE apo thjeshtë mendjelehtësi e kryeministrit shqiptar që nuk e njeh historinë.

Postimi i plotë:

Kërkesa e Edi Ramës për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve pa kriter ligjor, nuk dihet se çfarë është:

Është kërkesë e Moskës për të hyrë e kamufluar në Bashkimin Evropian?

Është kërkesë e terrorizmit islamik radikal për të hyrë me kamuflim në Bashkimin Evropian?

Është kërkesë e rretheve antiperëndimore për të penetruar qetësisht në Perëndim?

Apo kjo është mendjelehtësi e kryeministrit shqiptar që nuk e njeh historinë dhe prandaj nuk i kupton dot dasitë historike Lindje-Perëndim?!

Nuk ka më rëndësi se cila nga këto pyetje i takon Ramës, se, fakti që këto dhe të tjera pkëpyetje si këto ngrihen në këtë çështje, ai duhet të tërhiqet.

Megjithëse, çështja e dhënies së shtetësinë është kompetencë ekskluzive e Presidentit të Shqipërisë.

Të shohim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat