Spartak Ngjela: Fatos Nano ka vetëm një kontribut, të tjerat s’kanë vlerë!

Shqipëria

Spartak Ngjela: Fatos Nano ka vetëm një kontribut, të tjerat s’kanë vlerë!

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:03
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar figurën e ish kryeministrit Fatos Nano, në 70-vjetorin e lindjes së tij.

Sipas avokatit e vetmja vlerë që ka pasur dikur lideri i socialistëve është që pas zgjedhjeve që humbi dha dorëheqjen dhe nuk u kthyer më.

“Ai ka vetëm një kontribut, të tjerat nuk kanë vlerë historike. Ai pasi humbi zgjedhjet dha dorëheqjen dhe nuk u kthyer më. Kjo është vlerë.”, tha Ngjela.

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i PS-së, Fatos Nano festoi dje 70-vjetorin e tij të lindjes.

Nano e ka festuar ditëlindjen e tij me një festë të vogël private ku kanë marrë pjesë familjarë dhe miq.

Fotot nga ditëlindja e Nanos i ka postuar kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, pasi është edhe i afërmi i Nanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat