Shehu për deklaratën e Ramës: Gënjeshtër, u detyrua ambasada e Zvicrës të përgënjeshtrojë

Shqipëria

Shehu për deklaratën e Ramës: Gënjeshtër, u detyrua ambasada e Zvicrës të përgënjeshtrojë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 18:55
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka përgënjeshtruar deklartata e kryeministrit Rama se qeveria zviceriane ka vendosur penalitet me burg deri në 3 vjet për këdo që ngroh me më shumë se 19 gradë celcius termostatin në banesë.

Përmes jë postimi në facebook Shehu shkruan se ky është një mashtrim, i njëjtë me atë që kryeministri bëri gjatë kohës së pandemisë, ku videot nga Algjeria ku dhunoheshin qytetarët që shkelnin karantinën, i paraqiti sikur ndodhnin në Spanjë.

POSTIMI I PLOTË:

Terrorizimi i popullit, i vetmi “sherbim” ndaj shqiptareve i Rames!

Rama eshte i vetmi kryeminister ne Europe, qe u ofron qytetareve terror, ne vend te zgjidhjes se problemeve te tyre!

Ju kujtohet gjate Covid, pikerisht ne datat 20 mars 2020, kur ai mbushi mediat me pamjet e genjeshtra nga Spanja ku gjoja dukej policia e atij vendi duke goditur popullesine me shkopinj.

Ambasada spanjolle menjehere e pergenjeshtroi kete lajm te Rames.

Para pak ditesh, prej tribunes se Kuvendit nje veprim terrorizues i ngjashem.

“Zvicra paskish vendosur tre vite burg per ata qe do te mbanin termostatin e kondicionerit mbi 19 grade”, deklaroi ai.

Genjeshter edhe kjo, qe detyroi ambasaden e Zvicres ta pergenjeshtoje.

Dhe nderkaq vazhdon ai dhe qeveria e tij terrorin mbi qytetaret, duke i kercenuar se cmimi i energjise do te rritet 4 here!

Ndersa “orkestra” rilindase vazhdon me “keshilla” per tu lare nje here ne jave, fikur dritat ne oren 22, ngrohur me… e te tjera absurditete mesjetare te tilla.

Terrorizimi i cdo lloji eshte menyra e vetme, qe njohin autokratet per te qeverisur.

Eshte i vetmi “sherbim”, qe ata i bejne e dine t’i bejne popujve te tyre.

Per aq kohe sa popujt i lejojne te qendrojne ne pushtet e te sundojne.

Per aq kohe sa nuk jane ngritur per t’i permbysur, si e vetmja menyre per te shpetuar nga ata e terrori i tyre.

Per te kthyer demokracine dhe mireqenien ne vend.

Po ju bashkengjis edhe disa sekonda nga fjala ime e dates 15 Shtator ne Kuvend, pikerisht per ate cfare Rama deklaroi ndaj Zvicres, si dhe keq perdorimin prej tij te Spanjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat