ERE merr vendimin: Mbi fashën 800 kWh energjia elektrike do të paguhet me 42 lekë për kilovat

Shqipëria

ERE merr vendimin: Mbi fashën 800 kWh energjia elektrike do të paguhet me 42 lekë për kilovat

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 17:03
Ilustrim

Pas mbledhjes së sotme Enti rregullator i Energjisë e miratoi vendosjen e fashës deri në 800 kWH, shifër mbi të cilën do të paguhet tjetër çmim.

Kështu konsumatorët familjarë që do ta kalojnë këtë vlerë nuk do ta paguajnë tashmë energjinë me 9.5 lekë, por me 42 lekë për kilovat.

Ishte KESH që kishte miratuar vendimin për rritjen e energjisë mbi këtë fashë, ndërsa ERE e bëri fakt të kryer pa minuta më parë.

Nga ana tjetër një vendim i tillë është kundërshtuar nga PD-ja, ku deputetja Jorida Tabaku u shpreh se një nismë e tillë prek qytetarët.

Madje Tabaku kërkoi që të mos bëhet një rritje e tillë çmimesh dhe se të jenë prioritet qytetarët dhe jo interesin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat