“Nuk kërkojmë lukse”, Kuçana: Nëse nuk plotësohen kërkesat, pedagogët në protest pas 5 tetorit

Shqipëria

“Nuk kërkojmë lukse”, Kuçana: Nëse nuk plotësohen kërkesat, pedagogët në protest pas 5 tetorit

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 20:52
Ilirjana Kuçana

Në një intervistë për Ora News Ilirjana Kuçana pedagoge dhe njëherësh anëtare e Këshillit Kombëtar të PD  tha se në rast se më 5 tetor Ministria e Arsimit nuk do të japë një përgjigje pozitive për plotësimin e kërkesave të bëra nga pedagogët atëherë do të vijojnë protestat.

Sipas saj ajo çfarë po kërkojnë nuk janë kërkesa luksi por kanë të bëjën më integritetin e pedagogëve.

Ilirjana Kuçana: Më në fund pedagogët janë bërë bashkë, mbi 70 % kanë firmosur peticionin. Po vazhdon firmosja e peticionit dhe më 5 tetor i është lënë afat ministrisë nëse nuk do të plotësohen kërkesat ne do të vijojmë me protesta para korpusit universitar. Kërkesat janë të drejta, kanë të bëjnë me integritetin e pedagogut. Nuk kërkojmë lukse. Ne kërkojmë që vitin e parë të rritet me 30 për qind paga e pedagogut dhe 20 përqind vitin e dytë që brenda 2 viteve pagat të jenë të barabarta me ato të universitetit të Kosovës. Sot kemi 50 mijë stufent më pak dhe kjo është këmbanë alarmi.

"Data 5 tetor e sigurtë që do të na gjejë në shesh, pastaj në varësi të situatës aty ka sindikata dhe një grup që mblidhen për të marrë vendime.", tha Kuçana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat