Pogradec/ Protestojnë pensionistët. Kërkojnë rritjen e paketës së ndihmës për të perballuar krizën

Shqipëria

Pogradec/ Protestojnë pensionistët. Kërkojnë rritjen e paketës së ndihmës për të perballuar krizën

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Rritje të pensioneve dhe paketës së ndihmës për energjinë, si dhe kompesim për drutë e zjarrit. Këto kanë qenë kërkesat e pensionistëve dhe ish-minatorëve të cilët kane protesuar në Pogradec.

Hallet dhe problemrt e pensionsitëve janë të të gjithëve. Problemi 6% është tallje. Zoti kryeministër shikoje këtë shtresë minatorësh. Mos u jep gjë oficerëve. 30% janë ngritur ushqimet. Metri i drusë ka shkuar 70 mijë lekë.

Duhet të ngrihen pensionet e ulëta.

Na varrosën. Me këto pensione qesharake marr 145 mijë lekë me këto çmime ne jemi të varrosur. Energji, dru e zjarrit, nuk gjejmë zgjidhje.

Ata thonë se nuk po e përballojnë dot jetesën pas rritjes së çmimeve për produktet e shportës.

“T’i kthej sytë nga mosha e tretë.

6% eshte shumë e pakët. Me 30 mijë lekë ca do bëjmë.

Kjo është protesta e parë që zhvillohet nga pensionistët në juglindje të vendit nisur nga rritja e cmimeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat