Fermerët e Kukësit groposin patatet, nuk kanë ku t’i shesin: Duam ndihmë nga shteti

Shqipëria

Fermerët e Kukësit groposin patatet, nuk kanë ku t’i shesin: Duam ndihmë nga shteti

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Niazi Mata ndjen keqardhje për braktisjen e fshatit.

Është nga të paktët fermerë që kanë mbetur në Novosej të Kukësit. Thotë se nëse fermerët do mbështeteshin nga institucionet shumë prej tyre nuk do ta braktisnin fshatin. Ai kultivon patate. Prej mungesës së tregut po mbjell gjithnjë e më pak.

“Ka pasur ky vend 500 ha patate. Sot mbillen 70-80 ha mos po them shumë. Ne e bëjmë me krahë. Po shteti nuk investon fare që të na ndihmojë, me fara, plehra kimike dhe makineri. Që të marrësh një makineri ta zhdoganojnë aq sa nuk bën as makineria”, thotë ai.

Femeri Bajram Pardhaku thotë se nuk mund të mbjellë sasi të madhe, pasi në treg shitet patatet e huaj me çmim më të lirë.

“Treg nuk ka. Dy furgona kemi ngarkua me dy kuintalë, ne bëjmë me mijëra kuintalë. Na mbyt serbit, se mbjell shumë patate, kanë fusha me shumicë dhe e sjell më lirë. Tregtaret shkojnë me trajlera e marrin aty. Në Shkodër kam parë trajlera që nuk ndalen vijnë nga Mali i Zi. Na bllokoi qeveria kur të vijë fundi do i falim”, shprehet fermeri.Pataten po ja u kërkojnë shumë lirë, por kostoja nuk del. Ndaj sot një tjetër fermer po i gropos për ti nxjerrë në treg pas disa muajsh kur prodhimet e huaja të jenë shitur.

Do ti fusim në gropë njëherë se po e kërkojnë me 300 lekë. 300 mijë kam marrë vetëm plehrin kimik, farën e re me 250 mijë lekë. Vjen patatja e huaj që në prill në Tiranë dhe e shesin si të ishte e Shishtavecit. E jona kalbet në gropë deri në qershor, kemi pasur raste që I kemi hedhur në kanal”, tha fermeri.

Shtrenjtimi i plehrave kimike i ka detyruar ti hedhin tokës sasi më të reduktuar për pasojë edhe rendimenti është ulur. Ndaj këtë vit shumë nga ta jo vetëm që nuk po fitojnë para, por do dalin me humbje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat