Bushati i jep “leksione” falas opozitës: Ka vetëm një rrugë si mund të rrëzohet Rama

Shqipëria

Bushati i jep “leksione” falas opozitës: Ka vetëm një rrugë si mund të rrëzohet Rama

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 06:42
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati, ka deklaruar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhillin se, opozita e ka të pamundur të mposhtë në zgjedhje makinerinë e mazhorancës.  

Sipas Bushatit ka vetëm një rrugë që mund të rrëzohet Rama, dhe ajo është nëpërmjet rrugës së destabilitetit.

“Kjo opozitë e ka të pamundur të mposhtë në zgjedhje makinerinë e mazhorancës por nuk është një makineri normale, është një makineri e kriminalizuar me shumë para brenda, me një fuqi mediatike të paparë. Edhe kjo opozitë e bashkuar e ka të pamundur të mund Ramën e jo më një opozitë të copëzuar.

Mendoj se Rama vetëm rrëzohet, nëpërmjet rrugës së stabilitetit”- tha Bushati.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat