I shpëtoi atentatit me armë 3 muaj më parë, gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari nga Kuçova

Shqipëria

I shpëtoi atentatit me armë 3 muaj më parë, gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari nga Kuçova

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

46-vjeçari Admir Bejo është gjetur sot i vdekur nga familjarët në banesën e tij, në lagjen “1 Maji” në qytetin e Kuçovës. Pikërisht në rrugicën e shtëpisë në këtë lagje, në 13 gusht 2022 Admir Bejo u plagos me armë zjarri dhe u gjet i shtrirë në rrugë nga një kalimtar që njoftoi asokohe policinë.

Bejo u transportua fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që një ditë më pas policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes, që rezultoi të ishte komshi me Bejon dhe se e kishte qëlluar për shkak të një borxhi të papaguar.

Por edhe pse i shpëtoi atentatit të 3 muajve më parë, Admir Bejo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe dyshimet e para të policisë janë “konsumimi i një mbidoze lëndësh narkotike”. Trupi i pajetë i 46-vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trombozën në mushkëri e zemër”.

Njoftim policie

Më datë 06.11.2022, në fshatin Perondi, Kuçovë, është gjetur nga familjarët në banesë i pajetë dhe pa shenja dhune shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Grupi hetimor dhe mjeku-ligjor, po punojnë për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 45-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat