Përmbyten rrugët në Shëngjin, pezullohet lundrimi detar për të gjitha mjetet

Shqipëria

Përmbyten rrugët në Shëngjin, pezullohet lundrimi detar për të gjitha mjetet

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Disa akse rrugore janë përmbytur në Shëngjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Problematike paraqitet situata në zonën turistike të Shëngjinit, ku janë përmbytur disa rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Prurjet në lumenjtë Drin dhe Mat janë rritur ndjeshëm, por aktualisht nuk kanë rrezik për dalje nga shtrati.

Nga moti i keq është pezulluar dhe lundrimi detar për të gjitha mjetet, pasi dallgëzimi është shumë i lartë. Po ashtu, ka probleme me furnzimin me energji elektrike në fshatra për shkak të dëmtimit të linjave, ndërsa grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat