​“Shota” nuk përfshihet në shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë

Shqipëria

​“Shota” nuk përfshihet në shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 17:18
​“Shota” nuk përfshihet në shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë

Solisti i njohur Besnik Grajçevci ka bërë të ditur se Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "SHOTA" nuk është përfshirë në festimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.

Ai në një postim në Facebook ka kërkuar sqarime për mos përfshirjen e ansamblit të njohur kosovar në kremtimin e festës së madhe shqiptare.

Postimi i plotë:

Pyetja ime, për ata që do të duhej të ndjejnë përgjegjësi institucionale e shtetërore Shqipëri dhe Kosovë.

Pse nuk u përfshi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "SHOTA" Republika e Kosovës, në Festimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë?

Pse nuk u realizua marrëveshja e reciprocitetit për festimin e përbashkët të Festave Shtetërore, si:

17 Shkurti 2022 Pavarësia e Republikës së Kosovës (i realizuar në Prishtinë, me suksese e dinjitet ne mes dy trupave të ansambleve shtetërore si meritonte)

28 Nëntori 2022 Pavarësia e Republikës së Shqipërisë (i planifikuar më 26, 27 nëntor 2022, por i parealizuar, i anuluar)

Pse? Cila ishte arsyeja?

Kush duhet të marrë sipër, një sukses apo dështim në këtë pikë? Pra!

Neglizhenca, pa përgjegjësia apo të dyja bashkë me vetëdije apo pa vetëdijen e Individit?

Institucionit?

P.S. I mungon prezenca dhe përfaqësimi i AKKV SHOTA këtij manifestimi festiv të përbashkët Kosovë-Shqipëri, me vallen "FESTA E BASHKIMIT-Osht Kosova e Osht Shipnija"

Fol zemra e lënduar e artistit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat