Berisha: Protesta, detyrim madhor për ata mijëra të rinj që u larguan nga Shqipëria

Shqipëria

Berisha: Protesta, detyrim madhor për ata mijëra të rinj që u larguan nga Shqipëria

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 20:20
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga PD-ja është detyrim madhor për mijëra të rinj që janë larguar nga Shqipëria dhe kanë marrë rrugët e emigrimit.

Në takimin e tij me banorët e degës 11 në Tiranë, Berisha tha se protesta e 6 dhjetorit është protesta më e rëndësishme që kemi organizuar ndonjëherë, zëri ynë nuk mund të jetë askund tjetër, përveç se në protestë.

“Ndaj dhe protestën në datën 6, duket ta kuptojmë si një mision për të përfaqësuar vlerat tona, idealet që kemi, lumenjtë e vuajtjeve, dhimbjeve e sakrificave të pamerituara, që ky regjim me padrejtësitë e tij, iu imponojë qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti, popullit opozitar. Këtë protestë, duhet ta konsiderojmë një detyrim madhor, për ata qindra e mijëra të rinj të cilët u larguan nga ne, nga vatrat, familjet e tyre, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk u ofronte atyre në këto kushte në këtë regjim, ato kushte dhe mundësi që u takonin për të shkritë energjitë e tyre dhe për të ndërtuar jetën në vend. Në këtë kontekst, kjo është protesta më e rëndësishme që kemi organizuar ndonjëherë, zëri ynë nuk mund të jetë askund tjetër, përveç se në protestë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat