Virozat mbushin urgjencën e Korçës, 100 fëmijë në ditë, por mungojnë mjekët pediatër

Shqipëria

Virozat mbushin urgjencën e Korçës, 100 fëmijë në ditë, por mungojnë mjekët pediatër

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Ulja e temperaturave në qytetin juglindor të vendit është shoqëruar me një numër të lartë fëmijësh të prekur nga virozat.

Në spitalin e Korçës ditë e fundit rreth 100 fëmijët marrin ndihmë mjekësore pranë urgjencës.

Shefi i shërbimit të pediatrisë, Robert Rado sqaron se nuk mungojnë dhe rastet e komplikuara që shtrohen në spital.

“Mesatarisht varion nga 70 vizita se ka dhe ditë që ka dhe 110 vizita. Virozat manifestohet me temperaturë të lartë deri dhe 40. Në një pjesë të rasteve kanë dhënë dhe komplikacione. Kemi dhe raste të tjera që nuk janë shumë karakteristike për këtë periudhë siç janë infeksionet e traktit gastrointensinal.”

Përballë këtij fluksi të lartë të të prekurve nga virozat shefi i pediatrisë thotë se kanë qenë të detyruar të marr personel mjekësor nga shërbime të tjera.

“Kemi mungesa për specialistë pediatër. Aktualisht jemi dy mjek specialistë. Ata që kryejnë shërbimin e rojes janë mjekë të përgjithshëm dhe i kemi marrë këtu nga shërbimi parësor.”

Mjeku këshillon prindërit që të mos i vetë-mjekojnë të vegjlit dhe para se t’i drejtohen spitalit t’i vizitojnë fëmijët në shërbimin parësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat