Sulmi ndaj Sali Berishës, analisti Erl Murati: Shembja me tritol dhe gjuha e urrejtjes i hapën rrugën goditjes së liderit të opozitës

Shqipëria

Sulmi ndaj Sali Berishës, analisti Erl Murati: Shembja me tritol dhe gjuha e urrejtjes i hapën rrugën goditjes së liderit të opozitës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:28
Sulmi ndaj Sali Berishës,

Analisti Erl Murati ka deklaruar se qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama dhe gjuha e urrejtjes që ka krijuar dhe goditjen me tritol ndaj sipërmarrjes private, siç ishte shembja e ‘Prestige Resort” ka ndikuar në tensionimin e situatës në vend.

I ftuar në studion e News24, analisti  tha se ishte skeptik se drejtësia do e zbardhë të vërteten e goditjes së Sali Berishës nga Gert Shehu.

“Jam pesimist që kjo ngjarje do zbardhet e plotë, drejtësia shqiptare lë arsye për të qenë pesimist sepse pavarësisht se ajo quhet e rilindur me termin modern, ka dështuar të bëj transparencën e duhur.

Ka dështuar të bëj drejtësi në raste të veçanta, megjithëqë atë ta lemë drejtësinë të bëjë punën e saj, gjuha e dhunës që vjen nga ana e pushtetit, patjetër që e ka tensionuar situatën dhe që kemi arritur në këtë pikë.

Unë s’mund të bëj akuza penale për njërin apo për tjetrin, s’mund  të pretendoj që kryeministri i vendit ka telefonuar këtë njeri që bëri incidentin dhe i ka thënë të bëjë këtë gjë, por atmosfera e dhunës e krijuar nga pikëpamja verbale dhe e shoqëruar me tritol, sigurisht që kanë ndikuar në tensionimin e gjakrave dhe trazimin e ujërave.

Vetëm sot lexoja një status në rrjetet sociale një qëndrim publik të një deputeti të PS-së, i cili fliste me gjuhë urrejtje ndaj kryetarit të opozitës duke e quajtur Salih Berisha, duke arabizuar emrin e tij duke akuzuar çdo njeri që do dalë në prostestë del për interesat personale dhe anti-europian.

Ata që dolën në protestë kanë të drejtë ti besojnë Sali Berishës, siç kanë të tjerët ti besojnë edi Ramës” tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat