“Skandaloze dhe e turpshme”- Fatmir Mediu dënon sulmin ndaj Berishës

Shqipëria

“Skandaloze dhe e turpshme”- Fatmir Mediu dënon sulmin ndaj Berishës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 17:07
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dënoi sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha gjatë protestës së mbajtur këtë të martë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përmes një postimi në faebook Mediu shkruan se ngjarja është skandaloze dhe e turpshme, çka sipas tij është tregues i qartë se situata në Shqipëri është në duart e krimit dhe të dhunës.

Ai shtoi se kjo është një dhunë ndaj lirisë dhe të gjithë opozitës, të cilët nuk i shërbejnë interesave kriminale dhe korruptive të qeverisë.

“Sulmi ndaj Berishës është një ngjarje skandaloze e turpëshme, që tregon qartë se situata në “Shqipëri është në duart e dhunës dhe krimit.

Kjo është dhunë mbi lirinë dhe gjithë opozitën, është dhunë mbi shqiptarët të cilët duan një shtet që ti shërbejë qëllimeve të tyre Europiane dhe jo interesave kriminale dhe korruptive.

Ky akt sot ditën që mbahet Samiti Europian në Tiranë tregon qartë sa larg Europës jemi realisht prej saj.

Gjuha e dhunës kundër opozitës e manifestuar në parlament deri në eleminimin e opozitës, nga Kryeministri dhe qeveria krijon premisa për akte të tilla dhune.

Qeveria ka përgjegjësinë dhe detyrën për të mos lejuar dhunën, garantojë protestën, të mos prek opozitën e për më tepër drejtuesin e saj.

Nëse trafikantët e drogës bëjnë ligjin në Shqipëri dhe dhunojnë opozitën kjo është përgjegjësi e qeverisë”, shkruan Mediu në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat