“Është Edi Rama porositës!”- Bytyçi: Ky ishte mesazhi që dha kryeministri me goditjen e sotme ndaj Berishës

Shqipëria

“Është Edi Rama porositës!”- Bytyçi: Ky ishte mesazhi që dha kryeministri me goditjen e sotme ndaj Berishës

Nga: M.L. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 18:25
Sali Berisha

Publicisti Enver Bytyçi konsideron se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është porositës i sulmit ndaj ish kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bytyçi ka thënë se ndaj Berishës u bë atentat në vitin 1997 dhe sot kur u sulmua me grusht.

Dy herë u sulmua Sali Berisha me atentat! Në vitin 1997 dhe sot! Atëherë ishte Spartak Braho porositësi i sulmit me granatë ndaj tij. Fatmirësisht granata nuk u aktivizua!”, shkruan ai.

Sipas profesorit, kryeministri i Shqipërisë deshi ta nxjerre nga protesta Sali Berishën, duke i dhënë mesazh se mafia në pushtet e në veprim është e gatshme te sulmoje fizikisht këdo që i del atij në pritë!.

“Po sot? Është Edi Rama porositës! Sot kryeministri i Shqipërisë deshi ta nxjerre nga protesta Sali Berishën. Nuk them se donte t'ia merrte jetën. Por ai dha edhe një mesazh: - Edi Rama na thotë se mafia në pushtet e në veprim është e gatshme te sulmoje fizikisht këdo që i del atij në pritë!”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, sipas profesorit, asnjë lider tjetër politik nuk është linçuar që prej kohës kur pluralizmi është institucionalizuar në Shqipëri.

Asnjë! Vetëm Sali Berishes ia rezervojnë të gjitha goditjet nën e mbi brez!

Akti i sotëm vendosi një standard të frikshëm për politikën shqiptare! Më së pari për Edi Ramen! Vetëm nese hyn andej nga ka dalë mund të shpëtojë nga ky standard që e vendosi vete ai! Më në fund u vendos dhe rregulli i kanunit, se shteti i se drejtës nuk ekziston prej kohesh! Kësaj radhe rregulli i kanunit të Labërisë, i cili nuk ndryshon shumë nga rregulli i kanunit të malësisë!”, ka përfunduar profesor Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat