​Shqipëria lajm kryesor në 2 ndër gazetat më të mëdha të Gjermanisë

Shqipëria

​Shqipëria lajm kryesor në 2 ndër gazetat më të mëdha të Gjermanisë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt dje në Tiranë ka pasur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot faqet e para të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë, “Frankfurter Allgemeine” dhe “Süddeutsche Zeitung”.

“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë”, theksoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat