Moti i keq shkakton dëme të mëdha, çahet diga e përroit në Gjirokastër

Shqipëria

Moti i keq shkakton dëme të mëdha, çahet diga e përroit në Gjirokastër

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 10:40
Gjirokastër

Moti i keq ka shkaktuar çarjen e digës së përroit të fshatit Hundëkuq në Gjirokastër.

Për pasojë, rrezikohet përmbytja e rrugës që të çon në këtë fshat e cila deri tani është e kalueshme.

Ndërkaq, probleme paraqet dhe rruga rurale mes dy fshatarëve në Labovë ku ka rrëshqitje dherash.

Në disa zona mungon energjia elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat