Në qytetin e një mbi një dritareve/ Berati tërheq turistë për arkitekturën dhe kalanë

Shqipëria

Në qytetin e një mbi një dritareve/ Berati tërheq turistë për arkitekturën dhe kalanë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 15:55
Berat

Kalaja e Beratit, ngrihet madhështore mbi qytetin e “Një mbi një dritareve”. Nga qendër historike sot fortesa me kisha bizantine e rrënoja xhamish është kthyer magneti kryesor i turizmit.

Në rrugët e gurta gjen këtë fillim viti turistë nga Azia apo Lindja e Mesme që shijojnë ushqimet tradicionale, blejnë punimet artizanale dhe mësojnë histori.

“Më thanë miqtë e mi, erdha e pashë. Provova gatime speciale Berati. Unë jetoj prej 6 muajsh në Shqipëri dhe njerëzit me pëlqejnë”, tha Sara, një turiste e huaj.

“Jemi nga siria, jetojmë në Tiranë por është hera e parë që vijmë në Berat. Natyra është e mrekullueshme. Nuk e kemi të tillë në Lindjen e Mesme. Na pëlqen arkitektura, ushqimet sidomos djathi”, u shpreh Kristi.

“Për Beratin dhe Shqipërinë dëgjuam nga miqtë tanë që na e rekomanduan. E pamë në internet në Instagram qytetin e një mijë e një dritareve”, tregon Lori.

 “Unë jam nga Tajvani. Më tepër deri tani në Berat më ka pëlqyer ushqimi”, tha Megi, një tjetër turiste.

Në një nga cepat e kësaj fortese të madhe, që ngrihet mbi lumin Osum, gjen çdo ditë nënë Fatbardhën.

Me peshën e viteve mbi supe, ajo punon me me shtiza, dhe na tregon se më të preferuarat mbeten çorapet e punuara me dorë.

“Fluksi i turistëve në verë dhe për festat e fundvitit i bën operatorët turistikë optimistë për rritjen e numrit të tyre tani pas pandemisë”, tha nënë Fatbardha.

Berati është një ndër destinacionet më të reklamuara të Shqipërisë në botë. Turizmi këtu ka katër stinë dhe këtë fillim viti nuk munguan të huaj dhe mijëra vizitorë vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat