Masivet e dheut mbulojnë rrugën në Kodrën e Currilave! Rrëshqitje e tokës sa herë që ka reshje

Shqipëria

Masivet e dheut mbulojnë rrugën në Kodrën e Currilave! Rrëshqitje e tokës sa herë që ka reshje

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Masive të tëra dheu u shembën në Kodrën e Currilave në Durrës si pasojë e reshjeve të shiut që ranë ditët e fundit.

Rrëshqitja e regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne shkaktoi bllokimin e njërit krah të rrugës që lidh zonën me shëtitoren Taulantia.

Edhe pse dherat kane rene fare pranë bizneseve dhe banesave, fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të tyre. Fadromat e pastrimit të Bashkisë kanë nisur punën për pastrimin që në mëngjes për heqjen e baltës nga rruga.

Kjo është situatë e përsëritur çdo herë që ka reshje. Në vitin 2014, në këtë kodër që ngrihet rreth 98 metra mbi nivelin e detit, u investuan 2 milionë euro, duke mbjellë pisha dhe duke krijuar mure anësore.

Por, vetëm një vit më vonë investimi shkoi dëm pasi rrëshqitjet e tokës vijuan. Situata u përsërit edhe gjatë vitit 2018. Rrëshqitjet masive të dheut nisën pas prerjes masive të pemëve në kodër dhe në shpatet e saj pas viteve 90.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat