Meta: Mos u habisni nga gjërat që bën Rama për të hequr vëmendjen nga çështja ‘McGonigal’. Të ndalojë policia edhe Zahon

Shqipëria

Meta: Mos u habisni nga gjërat që bën Rama për të hequr vëmendjen nga çështja ‘McGonigal’. Të ndalojë policia edhe Zahon

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:07
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka habitur në konferencën e sotme për shtyp teksa u shpreh se për të hequr vëmendjen nga skandali ‘McGonigal’ Kryeministri Rama është gati të inskenojë edhe arrestimin e Zahos.

‘Mos u habisni nga gjërat që bën Rama për të hequr vëmendjen nga çështja ‘McGonigal’. Të ndalojë policia edhe Zahon, ta inskenojë edhe këtë gjë, që të largojë vëmendjen nga kjo flagrancë botërore në të cilën është kapur. Ky është qëllimi i fëlliqur i Ed i Ramës. Korrupto dhe shkatërrojë çdo ditë demokracinë. Mbajtje nën presion të qytetarëve duke i kërcënuar me bukën e gojës, duke u mbytur me gjoba. Ne jemi vendi me numrin më të madh të të burgosurve”, tha Meta.

Duke folurper protesten e 11 shkurtit te opozites, Meta u shpreh se më 11 shkurt shqiptarët do e tregojnë se jemi populli më evropian.

“Të jesh në opozitë është një mision sidomos në këto kushte. Komploti kundër demokracisë është më afër se kurrë. Kur flisja unë, nuk besonit. Korrupsionin e kanë të shkruar në ballë. Janë si ai që merrte lekët me qese në parking. Ndaj, të gjithë atje. Jemi populli më evropian dhe do e tregojmë më 11 shkurt”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat