“Të shohim të shkuarën për të stabilizuar çmimet”- Gent Sejko: Mesjeta vlen sot për të kontrolluar inflacionin

Shqipëria

“Të shohim të shkuarën për të stabilizuar çmimet”- Gent Sejko: Mesjeta vlen sot për të kontrolluar inflacionin

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 08:10
Gent Sejko

Banka e Shqipërisë përpiqet të kthehet pas në kohë, për të gjetur përgjigje mbi stabilitetin e çmimeve.

Guvernatori Gent Sejko, në Konferencën e Katërt të Muzeut të Bankës së Shqipërisë, tha se mesjeta na jep një panoramë më të gjerë të tregjeve financiare dhe rolin domethënës që ato patën në zhvillimin e ekonomive të vendit. Sejko u shpreh se “Vështrimi në histori është i rëndësishëm pasi mund të gjejmë përgjigje mbi problematika që na shqetësojnë dhe sot, si p.sh. stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar, shprehur në mënyrë më të dukshme në qëndrueshmërinë e monedhës dhe rolin e saj në besueshmërinë e sistemit financiar.

Ky është një mësim që vlen ende dhe sot e kësaj dite, i shprehur konkretisht në ndërhyrjen e bankave qendrore nëpërmjet rritjes së normës së interesit për të mbajtur nën kontroll inflacionin gjatë vitit të fundit”. Sipas Guvernatorit Sejko, Banka e Shqipërisë i ka kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të mundësive për zhvillimin e instrumenteve inovative të pagesave përmes ligjit të ri të pagesave dhe iniciativave të tjera ligjore dhe rregullative, që i shërbejnë rritjes së përfshirjes financiare të popullatës. Sejko gjithashtu u shpreh se:

“Diskutimet mbi dy temat e mësipërme, që trajtojnë qëndrueshmërinë e sistemeve monetare dhe lindjen e instrumenteve financiare, hedhin dritë mbi momentet domethënëse që kanë përcaktuar suksesin apo dështimin e tyre dhe paraqesin mësime të vlefshme për formulimin e politikave të sotme zhvillimore. Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se sfida më e muzeve në botë është aksesi dixhital, teksa shtoi se Shqipëria është në rrugën e duhur. “Sfida është qasja më dixhitale e koleksioneve dhe kërkimeve shkencore.

Sfida në epokën dixhitale është përqafuar nga ana bankare. Këtu studiuesit dhe studentët kanë mundësinë dhe eksesin më të madh për studime. Do doja që bankat të ishin mbështetje e fortë, ku përmes fondacioneve të mbështesin dhe kulturën. Numri i vizitorëve në aktivitetet kulturore po shtohet në mënyrë eksponenciale. Jo vetëm që mbështetet kultura, por ngrihet në tjetër nivel. Kjo do sjellë dhe një ndalesë të imigracionit të këtyre aftësive jashtë. Përmes historisë që mbart ekspozita e muzeut, jepen shembuj konkretë dhe të kuptueshëm për të ilustruar konceptet kryesore të parasë, sistemeve financiare dhe politikave monetare, të cilat qëndrojnë dhe në thelb të objektivit të edukimit financiar”, vazhdoi fjalën e tij Guvernatori Sejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat