Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 54-vjeçari

Shqipëria

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 54-vjeçari

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike në Zall Bastar.

Petrit Kamberi, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë të Zall Bastarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Zgura”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zgura”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:

– Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat