Konfiskimi i ‘Prestige’ temë debati në Kuvend, deputeti Boçi: Skenat e djeshme shfaqje absurde të luftës së Ramës me median e lirë

Shqipëria

Konfiskimi i ‘Prestige’ temë debati në Kuvend, deputeti Boçi: Skenat e djeshme shfaqje absurde të luftës së Ramës me median e lirë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:53
Luçiano Boçi

Konfiskimi i dy godinave të Prestige Resort është bërë sot objekt debati në seancën e Kuvendit.

Ishte deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ai që mori fjalën i pari në foltoren e Kuvendit ku pohoi se skenat e djeshme te Prestige ishin shfaqje absurde dhe luftë e Ramës ndaj medias së lirë.

“Keni kapur sistemin e drejtësisë. Situata është ajo që pasqyron ky raport i DASH dhe s’keni ku fshiheni. Dje shqiptarët kanë parë në një shfaqje absurde bllokimin dhe luftën që Rama vazhdon ndaj medias së lirë.

Tentativa e tij për të bllokuar Prestige Resort, që është vazhdim i luftës ndaj mediave të lirë për Hysenbelliu Group, dhe nuk është e rastit. Është program i detajuar, si synim i mbylljes së gojës së medias për eliminimin e opozitës. E vetmja dritare e lirë e medias sot janë rrjetet sociale. Më shqetësuese është gjendja e drejtësisë. Qeveria ka grabitur 273 mln euro nga inceneratorët, kështu thotë dhe raporti.”, tha Boçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat