Do vidhnin me armë zjarri një banesë në Lushnjë, arrestohet një nga autorët

Shqipëria

Do vidhnin me armë zjarri një banesë në Lushnjë, arrestohet një nga autorët

Më: 26 mars 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Një 66-vjeçar që së bashku me dy persona të tjerë kishin planifikuar të kryenin një vjedhje me armë një ditë më parë, është vënë në pranga.

Shtetasi me inicialet B.M. është ndaluar në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit.

Ai do të hetohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Tre autorët kishin planifikuar të vidhnin një banesë në qytetin e Lushnjës.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, forcat e policisë identifikuar mjetin tip “Benz”  dhe i bënë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i  automjetit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, duke shtuar shpejtësinë. Pasi policia i është vënë në ndjekje, për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit e kanë braktisur automjetin dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat