Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesve të policisë

Shqipëria

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesve të policisë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:37
Sulmi me armë në Top Channel

Sulmi i orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt godinës së televizionit ‘Top Channel’ ku mbeti i vdekur edhe roja, Pal Kola, ka sjellë tronditje të opinionit publik në vend për shkak të mënyrës sesi u organizua një attentat i tillë ndaj medias, pushtetit të katërt.  

Gazetari, Sokol Bregu i ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV e konsideroi këtë si një akt të pastër terrorist.

Ai tha se është vepruar njësoj si në atentatet e tjera me vrasje në vend, ku aurtorët kryejnë goditjen dhe më pas përpiqen të zhdukin gjurmët duke djegur makinën e përdorur. 

“Kush kërkon një motiv ende pa u arrestuar autorët e rëndë të këtij krimi ka probleme me median pastaj. Do të thotë se janë goditur të gjithë gazetarët. Për herë të parë sot, të gjithë drejtuesve të policisë u kam dërguar një mesazh në formë kërkese që duhet ta gjejnë këtë për shumë arsye, për të treguar se krimi nuk mund të fitojë ndaj medias dhe se ne të gjithë kemi pozicionet tona pavarësisht sesi i shohim ngjarje të ndryshme në vend. Të godasësh në këtë lloj forme, me kallashnikov, një akt i pastërt terrorist, çfarë ndryshimi ka kjo, kur vranë një person. A është e njëjta skemë si të gjitha aktet e tjera kriminale në vend”- u shpreh Bregu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat