Plagosi me armë 60-vjeçaren në Lushnje, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Shqipëria

Plagosi me armë 60-vjeçaren në Lushnje, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Policia e Lushnjes ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 60-vjeçares në Lushnje.

Panorama TV mëson se në kërkim është shpallur shtetasi Armand Hasalla. Pas plagosjes së 60-vjeçares Bajame Seneja, Hasalla është larguar nga vendngjarja.

Aktualisht janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Lushnjes.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Palgosi me armë zjarri në këmbë 60-vjeçaren, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Rreth orës 17:20, në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat, Lushnjë, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasi A. H. i cili pasi e ka plagosur në këmbë 60-vjeçaren, është larguar nga vendngjarja.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat