Det i trazuar, reshje bore dhe temperatura -1 gradë/ Hakil Osmani tregon çfarë pritet javës që vjen

Shqipëria

Det i trazuar, reshje bore dhe temperatura -1 gradë/ Hakil Osmani tregon çfarë pritet javës që vjen

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:12
Hakil Osmani

Ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, temperaturat dhe kushtet meteorologjike tregojnë të kundërtën.

Sinoptikani i Meteoalb Hakil Osmani në një lidhje live për News24 pohoi se temperaturat do jenë të paqëndrueshme, ndërsa problematike situata është në zonat bregdetare, ku deti është i trazuar.

Sipas tij, e diela do të sjellë dobësi të fenomenit të erës, ndërsa java do të nisë sërish me ulje të temperaturave dhe reshje shiu. Po ashtu nuk përjashtohet fakti se në zonat malore do të ketë dhe reshje bore, ndërsa temperaturat do të shkojnë deri në -1.

Sipas Osmanit, prilli do jetë i karakterizuar kryesisht me temperatura si të dimrit që nuk i ngjasojnë pranverës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat