“Tjetër masë lehtësuese”, Rama firmos vendimin: Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të rinj shtesë në muajin prill

Shqipëria

“Tjetër masë lehtësuese”, Rama firmos vendimin: Pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të rinj shtesë në muajin prill

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim dhe Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka shpërndarë në facebook vendimin e firmosur, i cili u jep pensionistëve nga 5 mijë lekë të rinj si ndihmë për të përballuar krizën.

Në reagimin e tij në facebook rama shkruan se ky ëhstë një tjetër premtim i mbajtur dhe se hedh poshtë zërat që akuzonin qeverinë se po i vendos taksa komuniste biznesit.

Sipas Ramës taksa e jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë tashmë do t’i jepet si ndihmë financiare pensionistëve ndërsa thekson se nuk mbaron gjithçka këtu, do të jetë të tjera ndihma.

Postimi i Ramës:

 LAJM I MIRË

Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist

E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën

Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohrave

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi

*më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat