“Referendum për Portin e Durrësit”, Igli Cara: Çdo qytetari i janë marrë pa pyetur nga 2300 euro!

Shqipëria

“Referendum për Portin e Durrësit”, Igli Cara: Çdo qytetari i janë marrë pa pyetur nga 2300 euro!

Më: 3 prill 2023 Në ora: 23:08
Igli Cara

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është shprehur se nëse arrin fitoren në këtë bashki, do të zhvillohet një referendum për projektin e Portit të Durrësit.

Komentet Cara i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se sipas një përllogaritje, çdo votuesi në Durrës i janë marrë pa pyetur 2300 euro për këtë projekt.

Ai shtoi se ky projekt shkel marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, pasi tenderi është dhënë pa garë.

Pjesë nga biseda në studio:

Olli: Marina është si puna e kullës me stadium. Nëse do të hyni pak tek ai rrethi aty mes stadiumit dhe 21 katëshit, mund të vriteni aty. Pyetja ime është e drejtëpërdrejtë. A e keni menduar vetë apo edhe me statusin tuaj për ta kaluar këtë çështje në referendum lokal?

Cara: Faleminderit, por më duket se keni parë diçka te program. Për vendimmarrje kaq të rëndësishme për qytetin duhet referendumi. Në fakt nuk mundet një njeri apo një grup njerëzish që të vendosin për diçka kaq të madhe. Nëse do të shkonim në referendum, edhe vendimmarrja e qeverisë së Ramës do të ishte e kushtëzuar. Është e tmerrshme që një njeri që drejton një qytet kaq të madh, të mos fjalë asnjë fjalë për një projekt kaq të rëndësishëm si Porti i Durrësit.

Nesturi: Çështje a Portit të Durrësit nuk është një çështje që i përket vetëm Durrësit. Ne kemi pasur edhe një debat dhe unë jam që të ketë transparencë për këtë investim kaq të madh. Ka një element që mund të jetë elektoral. Pra kam përshtypjen sikur vërej disa dallime mes argumentave që nxirrni ju dhe atyre që nxjerr politikisht “rithemelimi”. Pra ju ngulmoni te çështje e vetëqeverisjes vendore.

Cara: U mundova të trajtoj vetëm ato që kanë të bëjnë me Durrësin. Neni 6 që ka kaluar ky investim në Parlament, është në shkelje të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Kur ne aderojmë për në BE, nuk mundesh që një pronë publike ta japësh pa garë. Gjykata kushtetuese duhet ta rrëzojë. Nuk mund të falësh një pronë pa konkurrim, sepse mund të vijë një holandez, një Italian që mund të na bëjnë një ofertë më të mirë se Alabar. Për këtë janë shprehur kundër edhe BE dhe NATO. Edhe Kushtetuta thotë se nuk mund të trajtohen njerëz të ndryshëm me nivele të ndryshme taksimi. Ju e dini shumë mirë që edhe Porti i Durrësit do të bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Bëjmë një llogaritje. Nëse llogarisim i bie se 2300 euro qytetarëve të Durrësit ia kanë marrë pa i pyetur. Ata që më njohin e dinë që kam një parim, asaj që është e zezë, nuk them që është e bardhë.

Olli: Është vrasja më e madhe që i bëhet Shqipërisë, duke i hequr portën më të madhe nga Perëndimi në Lindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat