Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një vend putinesk, "McGonigal" një korrupsion i pakrahasueshëm

Shqipëria

Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një vend putinesk, "McGonigal" një korrupsion i pakrahasueshëm

Më: 5 prill 2023 Në ora: 20:36
Agim Nesho

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho në një intervistë për Ora News deklaroi se rreziku Shqipërisë i vjen vetëm nga elita autokatike e Edi Ramës me marrëveshjet që ka nënshkruar me serbë e rus.

"Rrezikshmëria më e madhe që mund ti ndodhi Shqipërisë mund të jetë vetëm nga elita autokratike e Edi Ramës që në projektet që ka pranuar me Vuçiç, serbe e ruse po e kthen Shqipërinë në një vend "putinesk", në një vend për të fshehur e mos pranuar transparencës si një lider demokratik por e sheh veten si një udhëheqës i emëruar dhe i palarguar nga forcat demokratike, Rama përbën një rrezik të jashtëzakoshëm për të ardhmen e Shqipërisë," tha ai.

Nesho tha se Meta e Berisha kanë drejtuar në një periudhë tranzicioni në Shqipëri e kanë vendosur marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, nga ku përfshirja e Ramës në aferën "McGonigal" shihet si një korrupsion i pakrahasueshëm.

"Regjimi kleptokratik dhe arrogant i Ramës ka krijuar një univers paralel tek ndërkombëtarët. Duket se një pjesë e tyre kanë devijuar dhe ndshta bëjnë dhe gabim që futen në punëte  brendshme të demokracicsëë shqiptare. Ky është një rregull i pashkelur nga ndërkombëtarët.

Nga mbledhjet që kam zhvilluar këtu në Washington, janë "tmerruar" nga korrupsioni i Edi Ramës në çështjen MCGonigal. Për amerikanët ky është një kryekorrupsion i pakrahasueshëm.

Parimi i gjyqit do të sjellë të reja që nuk do të diskutohen jo vetëm nga shqiptarët por dhe nga opinionin amerikan e ndërkombëtar. Nuk do të ketë zot ta mbrojë të pambrojtshmen dhe një korrupsion që fshihet në përkrahjen e grupeve të interesit apo të regjimit demokratik.

Si dy udhëheqësit e opozitës, Berisha dhe Meta kanë drejtuar në tranzicionin shqiptar dhe e kanë lidhur të ardhmen e tyre me marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA. Kjo do të thotë që nuk mund të paragjykohet. Ajo që mund të paragjykohet janë individë të caktuar burokratë që kanë një prioritet në një moment të caktuar," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat