Kërcënoi sanitaren me vendin e punës, Vasili thirrje KQZ të përjashtojë nga zgjedhjet kryebashkiaken e Roskovecit: Skandal!

Shqipëria

Kërcënoi sanitaren me vendin e punës, Vasili thirrje KQZ të përjashtojë nga zgjedhjet kryebashkiaken e Roskovecit: Skandal!

Më: 6 maj 2023 Në ora: 10:15
Majlinda Bufi

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka kërkuar nga KQZ që të përjashtojë nga gara për zgjedhjet e 14 Majit, kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi e cila ka kërcënuar me vendin e punës një sanitare sepse mori pjesë në një miting të Berishës.

Teksa e quajti “skandal”, Vasili u shpreh se “kjo rilindase me sjellje te neveritshme kërcënon një grua te thjeshte me bukën e gojës”.

Majlinda Bufi në një audio-përgjim të publikuar nga emisioni Piranjat kërcënon sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk, e cila kishte marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec. Dhe kjo, sipas kryetares së bashkisë, është mosmirënjohje ndaj saj.

Kur u përball me gazetarët, ajo iu drejtua: ‘Të lutem mos e transmetoni sepse më prish punë. Do e japësh? Me kë të flas unë? Si e ke emrin ti? Mos e jep njerëzisht ta kërkoj.’

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit kërcënon sanitaren me vendin e punës!

Skandali. KQZ te perjashtoje urgjent Majlinda Bufin nga zgjedhjet, SPAK te filloje çeshtjen penale!

Te tmerruar dhe ne panik nga humbja e padiskutueshme ne 14 maj rilindasit ne bashkite moniste kane nxjerre hapur fytyren e tyre te nxirë.

Majlinda Bufi Kryetare e Bashkise Rroskovec shantazhon dhe kercenon hapur ne menyren me te ulet nje sanitare shkolle se ka marre pjese ne nje miting te opozites.

Kjo rilindase me sjellje te neveritshme kercenon nje grua te thjeshte me buken e gojes.

Kjo rilindase e peshtire trajton postin si prone private, qe vë dhe heq nga puna kë do ajo dhe thote me gojen plot se marrja ne pune qenka nder qe e bëka ajo sikur te ishte ne mallin e te jatit.

Kjo rilindase e fryre dhe militante idiote kerkon izolimin e veprimtareve dhe drejtuesve te opozites ne Rtoskovec duke denuar njerezit e tjere vetem sepse komunikojne dhe flasin me ata.

Shkeljet e ligjit jane flagrante dhe skandaloze ne driten e diellit.

Kjo Kryetare arrin deri edhe te ofroje pazar, qe e verteta te mos dale ne shesh dhe media te mos beje detyren, sepse keta rilindas jane mesuar te blejne me para censurimin e te vertetes.

Si mund te konkuroje nje si kjo qe bastardon detyren e Kryetares se Bashkise me veprimet e saj te paligjshme dhe te nje morali njerezor mizerabel.

Emisioni Piranjat si misionare te se vertetes nxori ne shesh fytyren e vertete te rilindasve kur ulen ne karrige.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te perjashtoje urgjentisht Bufin nga konkurimi per Zgjedhjet e 14 majit sepse shkeljet e Kodit Zgjedhor jane flagrante dhe shume te renda.

SPAK duhet te filloje urgjent hetimin per shperdorim detyre per kete rast i cili eshte perpara syve te te gjithe qytetareve te Shqiperise.

KQZ dhe SPAK te veprojne menjehere per te mos u inkriminuar si pergjegjes dhe shkaktare, qe me mosveprimet e tyre po cenojne standartin per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Qendrimi shume i rrepte ligjor ndaj rastit Bufi eshte qendrim kunder mizerabilitetit antiligjor arrogant dhe mafioz te rilindjes kudo qe ajo ushtron detyra shteterore.

Provat filmike ja ku i kane, por edhe denoncimet zyrtare do ti kene ne tavoline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat