Grabiti kasafortën e të atit me 27.200 euro dhe 11.000 paund brenda, arrestohet i riu!

Shqipëria

Grabiti kasafortën e të atit me 27.200 euro dhe 11.000 paund brenda, arrestohet i riu!

Më: 13 maj 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar pasi grabiti kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri në banesën e babait të tij në rrugën “Riza Cuka” në kryeqytet.

Brenda kasafortën që grabitur nga 33-vjeçari me iniciale E. S., kishte një shumë prej 27.200 euro, 11.000 paund, 910.000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Por u sekuestrua vetëm një pjesë e parave të vjedhura, shuma prej 10.530 paund dhe 27.030 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Kasaforta”. Vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat