Akuzat për intimidim / Boçi: Autoritetet bashkiake trysni ndaj komisionerëve, detyrë e jona të jemi në terren

Shqipëria

Akuzat për intimidim / Boçi: Autoritetet bashkiake trysni ndaj komisionerëve, detyrë e jona të jemi në terren

Më: 14 maj 2023 Në ora: 16:21
Luçiano Boçi

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi ka mohuar akuzat e kundërshtarit se së bashku me deputetin, Flamur Noka kanë intimiduar qytetarët në qendrat e votimit.

Boçi ka theksuar së është thirrur për të qenë prezentë në qendrat e votimit nga komisionerët, për shkak të trysninë që autoritetet zyrtare bashkiake po ushtronin mbi ta.

Ai shton se është detyrë e tij që të jenë në terren, ndërsa mohon të ketë orientuar votën e qytetarëve.

“Jemi thirrur nga komisionerët tanë për shkak të trysnisë nga autoritete zyrtare bashkiake. Detyrë e jona të jemi në terren. Është shpifje nuk kemi trysnuar as kemi kërkuar votë”, thekson ai.

Nga ana tjetër, Boçi iu bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të marrin pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat