Ndryshojnë numrat për Elbasanin, sa vota kanë tani Gledjan Llatja dhe Luçiano Boçi

Shqipëria

Ndryshojnë numrat për Elbasanin, sa vota kanë tani Gledjan Llatja dhe Luçiano Boçi

Më: 14 maj 2023 Në ora: 23:05
Ndryshojnë numrat për Elbasanin, sa vota kanë tani Gledjan Llatja dhe Luçiano Boçi

KQZ vijon të hedhë shumë ngadalë rezultatet e kutive të votimit në Elbasan pavarësisht se gjithçka duhej të kishte përfunduar që në orën 19:30 siç deklaroi edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Deri më tani në Elbasan janë hedhur në sistem 166 kuti dhe kryeson bindshëm Gledjan Llatja me 27 318 vota kundrejt 21 957 votave të Luçiano Boçit.

Diferenca është e theksuar me mbi 5 300 vota avantazh për Llatjan.

Sa i përket Këshillit Bashkiak, shumciën e ka marrë sërish PS.

Sipas të dhënave të KQZ-së, PS ka marrë 55.19 për qind të votave duke shënuar deri më tani 28 këshilltarë, kurse Bashkë Fitojmë ka marrë 44.81% të votave duke siguruar vetëm 13 këshilltarë.

Por në Elbasan ka surprizuar Partia Demokratike, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibejan, por kryetar të ligjshëm Lulzim Bashën.

PD ka arritur të marrë 12.93% të votave duke siguruar 7 këshilltarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat