Artan Hoxha del me reagimin e fortë në rrjetet sociale: Është koha e maskarenjve, sot po zhvillohet një betejë epike

Shqipëria

Artan Hoxha del me reagimin e fortë në rrjetet sociale: Është koha e maskarenjve, sot po zhvillohet një betejë epike

Më: 22 maj 2023 Në ora: 13:58
Artan Hoxha

Artan Hoxha del me reagimin e fortë në rrjetet sociale: Mbani frymën njerëz, po zhvillohet një betejë epike sot

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim në rrjetet sociale në momentet që brenda sallës së GJKKO po zhvillohet seanca për Fredi Belerin, i cili akuzohet se ka vjedhur vota gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Hoxha shkruan se: “Koha është e maskarenjve, Por ATDHEU është i shqiptarëve….

Reagimi i plotë:

Mbani frymen njerez…..

Ne nje salle te lodhur te GJKKO, po zhvillohet nje beteje epike…

Rregjimi ultranacionalist i Edi Rames dhe tirania e Shqiperise, perballe me mbrojtesine e demokracise, lirive dhe te drejtave te njeriut, tribunin e helenizimit te Himares, palikarin e kualicionit “Bashke Fitojme” te Sali Berishes, dora vet Dhionisios Alfred Petro Beleri…

Zito i Alvania

Koha eshte e maskarenjve,

Por ATDHEU eshte i shqiptareve….

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat