“Pas lirimit nga burgu, Erdogan u strehua te një familje shqiptare në Tetovë”

Shqipëria

“Pas lirimit nga burgu, Erdogan u strehua te një familje shqiptare në Tetovë”

Më: 26 maj 2023 Në ora: 07:04
Recep Tayyip Erdogan

Një detaj interesant për Presidentin turk Tayip Erdogan është se ai ka jetuar për një periudhë kohore në Tetovë të Maqedonisë.

Në “Opinion” në Tv Klan, ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll Ermal Kaleci tha se Erdogan ka jetuar për disa muaj atje në vitin 1999. Mësohet se Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas lirimit të tij nga burgu.Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrejtjes fetare për shkak se recitoi një poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri. Në këtë ngjarje ai u dënua me 10 muaj burg ku kreu vetëm 4 prej tyre.

Blendi Fevziu: Ç’bënte në Tetovë Erdogani?

Redi Shehu: Nuk e di, po e dëgjoj për herë të parë po…

Ermal Kaleci: Ka pasur një mik shqiptar.

Blendi Fevziu: Jetoi disa muaj apo më gjatë?

Ermal Kaleci: Jetoi disa muaj.

Blendi Fevziu: U largua nga Turqia për t’u mbrojtur dhe gjeti strehim në Tetovë, tek një familje shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat